Futbollisti Cristiano Ronaldo ka qenë në vëmendje të të gjithëve këtë fundjavë, pasi u shpall futbollisti i shekullit në ceremoninë Globe Soccer Awards në një eveniment madhështor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në ceremoninë e zhvilluar në objektin ikonik, Burj Khalifa, ai ishte i shoqëruar nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez.

Dhe derisa superylli i Juventusit kishte veshur kostum të hirtë, bukuroshja zgjodhi një fustan të kuq të shndritshëm duke arritur të tërheqë vëmendjen e fotoreporterëve.

Krahas fotos së publikuar në rrjete sociale, futbollisti ka shkruar “Kombinimi i përsosur”.

 

 

FOTO GALERI
2/10

Top Channel