Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier i informoi ambasadorët e 27 vendeve anëtare në Bruksel për rezultatin e negociatave, sipas njoftimit të zëdhënësit të presidencës gjermane.

Ambasadorët pas kësaj miratuan një letër për Parlamentin Evropian, ku bëjnë të ditur synimin e tyre për të lejuar hyrjen në fuqi të marrëveshjes më 1 janar. Ky dokument i ndërmjetëm ofron kohë për “shqyrtim të rregullt dhe të plotë demokratik të draftit të marrëveshjes nga Parlamenti Evropian”, është shprehur një diplomat evropian.

PE ka bërë të ditur, se nuk mjafton koha për një ratifikim të rregullt deri në fund të vitit. Marrëveshja e negociuar nga Barnier dhe Komisioni Evropian do të verifikohet tani nga kryeqytetet europiane. Takimi tjetër i ambasadorëve të BE-sëështë planifikuar të hënën, për të diskutuar reagimet e mundshme apo rezervat ndaj marrëveshjes. Më pas ambasadorët i hapin rrugë një procedure me shkrim që hap rrugën për nënshkrimin e saj. Edhe nga pala britanike ka filluar procesi i miratimit.

Në 30 dhjetor në një seancë të posaçme do të mblidhet parlamenti britanik për këtë çështje. Partia opozitare laburiste ka bërë të ditur ndërkohë, se do ta miratojë marrëveshjen. Me këtë edhe disa kundërshtarë të marrëveshjes brenda kampit konservator qeveritar nuk do ta pengonin miratimin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA