Prej orës 20:30 të mbrëmjes së sotme hynë në fuqi kufizimet e reja. Lëvizjet e qytetarëve janë të kufizuara nga ora 20 e 30 e mbrëmjes deri në 06 të mëngjesit. Këto masa do të jenë në fuqi deri në datën 4 janar.

Më 5 janar do të rikthehet orari i vjetër i kufizimeve nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Vendimi u mor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, si një masë për të parandaluar grumbullimet për festat e fundvitit, që mund të çonin në përhapjen e mëtejshme të virusit të Covid-19.

Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.

Për baret dhe restorantet do të lejohet vetëm shërbimi në banesë. Komiteti teknik rekomandoi të gjithë qytetarët të shmangin udhëtimet jo thelbësore si dhe aktivitetet jo thelbësore.

FOTO GALERI
7/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA