Qindra emigrantëve në Francë që punojnë në vijën e frontit të koronavirusit u është njohur sakrifica e bërë.
Ministria e Brendshme franceze e ka ftuar këtë kategori emigrantësh të aplikojnë për një përshpejtim të procedurave të marrjes së nënshtetësisë. Më shumë se 700 të huajve, ajo u është dhënë ose ata janë në fazat e fundit të natyralizimit. Në mesin e tyre, ka profesionistë të kujdesit shëndetësor e sanitarë.
Punonjësit e vijës së frontit në mbarë botën kanë qenë më të ekspozuar ndaj Covid-19, dhe niveli i vdekshmërisë prej kësaj sëmundjeve në radhët e mjekëve dhe infermierëve, është i lartë. Franca është një prej 10 vendeve më të prekura nga koronavirusi me më shumë se 2.5 milionë raste të konfirmuara dhe afro 62,000 jetë të humbura.
Ideja e nënshtetësisë së përshpejtuar u hodh më së pari në muajin shtator. 74 persona e kanë marrë tashmë pasaportën franceze dhe 693 të tjerë janë në fazën e fundit. Gjithsej deri tani kanë aplikuar 2.890 vetë. Normalisht, një aplikant, që të konsiderohet i suksesshëm në përpjekjen për t’u kthyer në shtetas francez duhet të ketë qenë për 5 vjet rezident i këtij vendi, të ketë të ardhura të qëndrueshme dhe te ketë dëshmuar integrim në shoqërinë franceze.
Top Channel