Për të tretën ditë me radhë numri i vdekjeve në SHBA si pasojë e COVID-19-s arriti në 3,000 raste, pasuar nga një numër rekord infeksionesh të reja të shënuara ditën e enjte.

Shtetet e Bashkuara raportuan një numër rekord prej 239.903 rastesh të reja të enjten, që e çoi numrin e përgjithshëm të infeksioneve mbi 17 milionë që prej fillimit të pandemisë.

Numri i të vdekurve në SHBA tashmë është mbi 311 mijë. Ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar një krizë të thellë këtë dimër ndërsa njësitë e kujdesit intensiv (ICU) po mbushen dhe spitalet po vendosin shtretër edhe në korridore. Sipas agjencisë Reuters shtrimet në spital shënuan një rekord të ri të enjten me 114 mijë raste.

Për të ndihmuar në ngadalësimin e pandemisë, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar vaksinën Moderna, e dyta pas Pfizer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA