Japonia thyen rekorde, kalon për herë të parë shifrën e 100 mijë persona mbi moshën 100-vjeçare, pjesa më e madhe janë gra
Momente paniku janë regjistruar në bordin e një Boeing 737 të kompanisë Sepehran Airlines në Iran, pasi një defekt i ndodhur menjëherë pas ngritjes shkaktoi dëmtime në pjesën e brendshme të avionit.
Avioni ishte nisur nga qyteti i Mashhadit drejt Kermanshahut, por u detyrua të kthehej në aeroportin e nisjes dhe të kryente një ulje emergjente.
Sipas mediave lokale, avioni deklaroi gjendje emergjence për shkak të një problemi në motor, i cili dyshohet se u shkaktua nga dëmtimi i një rrote.
Pamjet e publikuara nga brenda avionit tregojnë skena paniku mes pasagjerëve. Copa nga tavani i avionit shihen duke u shkëputur dhe duke rënë mbi pasagjerët, ndërsa hapen edhe dollapët e bagazheve.
Në videot e publikuara dëgjohen britmat e pasagjerëve, të alarmuar nga incidenti gjatë fluturimit.
Pavarësisht situatës, Boeing 737 u kthye në mënyrë të sigurt në aeroportin e Mashhadit. Nuk raportohet për detaje të mëtejshme mbi gjendjen e pasagjerëve apo për ndonjë të lënduar nga incidenti.
Top Channel