28/11 18:37
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kroaci janë regjistruar 85 viktima dhe 3.918 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).
Numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 22.445. Midis tyre, 2.943 pacientë janë në spital, nga të cilët 287 janë në respiratorë.
“Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci, janë shënuar 186.963 raste të koronavirusit, nga të cilët 2.955 kanë humbur jetën. Gjithsej 161.563 janë shëruar, nga të cilët 3.790 në 24 orët e fundit”, tha Selia e Mbrojtjes Civile.
Aktualisht në vetëizolim janë 55.777 persona. Deri më tani, gjithsej janë testuar 920.509 persona janë testuar, nga të cilët 12.294 në 24 orët e fundit.
Top Channel