SHBA konfirmon vendosjen e armëve në orbitë, rritet frika për garë të re armatimesh
Një çift i sapomartuar humbi jetën në një aksident tragjik në Lagunën e Venedikut, pasi varka e tyre u përplas me një taksi uji.
Sean Michieli, 25 vjeç, dhe bashkëshortja e tij braziliane, Gabriela Querino, 26 vjeçe dhe shtatzënë, ranë në ujë pas përplasjes, ndërsa varka e tyre u fundos.
Trupi i Sean Michielit u gjet pas aksidentit, ndërsa edhe trupi i Gabrielës u gjet më vonë në ujë, duke konfirmuar vdekjen e të dyve. Çifti ishte martuar vetëm tre muaj më parë.

Prokuroria e Venedikut ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme.
Presidenti i këshillit rajonal të Venetos, Luca Zaia, e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të madhe për një çift që sapo kishte nisur të ndërtonte të ardhmen e tij.
Top Channel