Libri universitar, një dritare e re/ Pjese e aplikacionit të Panairit të librit online

16/12/2020 19:57

Platforma Panairi i Librit, qysh prej krijimit ka korrur sukses. Njerëzit kanë porositur librat e tyre në kohë pandemie dhe i kanë mare ato pa dalë fare nga shtëpia. Por kjo lehtësi do të jetë e mundur edhe për studentët.

Ata do të aksesojnë kurrikulat e tyre arsimore nëpërmjet librit universitar, një dritare e re në Panairin e Librit Online. Pranë meje është Alban Korbi, zv. dekan i Fakultetit të Ekonomisë.

-Ju jeni bërë pjesë e Panairit të Librit nëpërmjet librave universitarë. Çdo të thotë kjo?

“Viti akademik në të cilin ndodhemi është një vit i veçantë për shkak të pandemisë dhe situatës në përgjithësi, për këtë arsye Fakulteti I Ekonomisë tashmë është bërë pjesë e aplikacionit Panairi i Librit, i mundësuar nga Top Channel dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë studentëve, në mënyrë që ata të porosisin lehtësisht nëpërmjet aparatit celular librat që ju duhen për të ndjekur studimet e tyre dhe më pas brenda 24 orëve fillon transporti, i cili mund t’ja përcjellë librin kudo ku ata ndodhen në Shqipëri, në qytete apo zona të tjera”.

-Pra kjo është diçka e aksesueshme edhe nga studentët e rretheve ,të cilët nuk kane nevojë të vijnë në Tiranë për të bërë blerjet e tyre të librave universitarë…

“Ky ishte qëllimi kryesor. Kjo është e diktuar nga nevoja e situatës ku ndodhemi, por është edhe një mundësi që mund të përdoret edhe në të ardhmen, pasi të kalojë kjo situatë, duke qenë se ofron komoditet përsa i përket shpejtësisë dhe përcjelljes në vendin e duhur dhe në kohën e duhur të materialeve që ju nevojiten”.

Kjo risi që ka filluar tashmë në Fakultetin e Ekonomisë besoj që do të vijojë edhe në Fakultete të tjera.  Duke qenë se aplikacioni mund të përdoret lehtësisht në aparatin celular i ftojmë studentët që janë të interesuar të bëhen pjesë e kësaj mundësie të ofruar nga ky aplikacion.

Cdokush në telefonin e tij në fraksion sekonde mundet të aksesojë librat e tij që i duhen për kurikulat mësimore, librin  universitar dhe jo vetëm, sigurisht. Ky projekt do të shtrihet edhe në fakultetet e tjera, private dhe publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA