Konfirmohet dënimi/ Robinho, 9 vjet burg për përdhunim

11/12/2020 12:34

Robinho është vërtet në telashe. Gjykata e Apelit të Milanos konfirmoi dënimin me 9 vjet burg për pjesëmarrje në përdhunimin në grup të një vajze shqiptare në një diskotekë të Milanos në vitin 2013, lajm ky që u bë i ditur nga mediat italiane.

Sulmuesi brazilian në kohën kur ndodhi ngjarja ishte pjesë e Milanit dhe ishte bashkë me mikun e tij Ricardo Falco  në momentin e dhunës seksuale ndaj vajzës shqiptare që po festonte 23 vjetorin e saj të lindjes në atë diskotekë.

‘Ky vendim është një shembull për mbrojtjen ndaj vajzave dhe tregon se sistemi i drejtësisë funksionon kur është e nevojshme-komentoi avokati i vajzës Jacopo Gnocchi.

Në fillim të muajit tetor, Robinho tashmë 36 vjecar firmosi një kontratë me Santosin, por pas vetëm 1 jave klubi brazilian e anuloi atë pas kontestimeve dhe presioneve  të shumta që shpërthyen në Brazil për shkak të dënimit të futbollistit për dhunë seksuale në Itali.

Në vitin 2014, Robinho i hodhi poshtë akuzat në momentin kur në Itali u publikua lajmi se ai po hetohej për këtë ngjarje. Por Robinho është përballur me akuzat për përdhunim edhe përpara ngjarjes së Milanos. Në vitin 2009, kur aktivizohej në kampionatin anglez, Robinho u hetua nga policia si i dyshuar për një përdhunim në një klub nate në Leeds, por pasi u mor në pyetje, ai u lirua me kusht, ndërkohë që edhe në atë rast sulmuesi i mohoi akuzat ndaj tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA