Gjermania frenon sërish në këtë edicion të Nations League. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp këtë radhë nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në transfertë me Greqinë dhe tashmë e sheh veten me vetëm 5 pikë pas 4 ndeshjeve.

Gjermania ishte dominuese në pjesën e parë me Greqinë që u vendos në mbrojtje duke pritur mundësinë  për t’u hedhur në kundërsulm. Madje Jurgen Klopp arriti të gjejë golin në një moment me Burkardt por që u anulua nga sistemi VAR për prekje të topit me dotë të Bischof në fillim të aksionit. Dominimi gjerman vijoi edhe në pjesën e dytë me Die Mannschaft që krijoi disa mundësi shënimi, por pa sukses. Shifrat mbetën 0-0 deri në fund të takimit me Gjermaninë që pozicionohet në vendin e tretë në grupin A2, ndërkohë që në krye është ngjitur Holanda e cila arriti të fitojë ndaj Serbisë me rezultatin 2-1.

Në Johan Cruyff Arena të Amsterdamit ishte skuadra holandeze që mori avantazhin 1-0 në rezultat me Koopmeiners në minutën e 31, por ky avantazh nuk zgjati shumë pasi në të 35 Serbia arriti të barazojë shifrat në 1-1 me golin e Cvetkovic dhe me këto shifra u mbyllën 45 minutat e para. Në pjesën e dytë Holanda arriti të gjejë golin e dytë me Zirkzee duke marrë avantazhin 2-1. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund, me skuadrën e Xavi Hernandez që shkon në kuotën e 8 pikëve, po aq sa edhe Greqia që është në vendin e dytë. Në ndeshjet e tjera të kësaj të diele, Irlanda barazoi me Izraelin 1-1, ndërsa  Uellsi humbi me Danimarkën 0-1.

Top Channel