Gazetarja Iva Tiço ka treguar eksperiencën e saj ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” pasi u prek nga COVID-19.

Në studio ajo solli specialitetin e saj biskotat për festa, ndërsa thekson se mund t’i kishte hedhur më shumë erëza seç duhet pasi nuk i është rikthyer akoma mjaftueshëm shija dhe nuhatja.

Tico thotë është shumë e rëndësishme ana psikologjike dhe ruajtja e qetësisë në momentin që mëson se je i prekur.

“E kisha 37 e gjysmë dhe për dy javë. Përveç anës shëndetësore ana psikologjike është më e vështirë. Në këtë ditë rrimë e dëgjojmë shumë informacione, për shembull mua ma bënin ki kujdes ditën e  8 se mund të bëhesh keq, ki kujdes, ndërsa unë isha normal pasi shija më kishte humbur që ditën e 3. kam humbur plot 5 kilogramë, ndoshta covidi ndoshta edhe prej pjesës së nuk kam konsumuar sheqerna prej shijes”, tha Tiço.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA