Aksident i frikshëm në Milano/ Autobusi i linjës përplaset me një makinë, plagosen shtatë persona
Ka nisur sezoni i ri i emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel, ndërsa në qendër të vëmendjes ishte situata aktuale me videot e shpërndara në rrjet.
Moderatorja Ori Nebiaj dha opinionin e saj për këtë temë, duke dhënë edhe disa shifra të marra nga policia sa i përket krimeve kompjuterike të ndodhur përpara dy vitesh.
“Çfarë ndodh në dhomën e gjumit, është mirë të qëndrojë në dhomën e gjumit. Shpërndarja e videove dhe filmimi është një krim që duhet dënuar. Të dënohet nga ne dhe nga organet më tej. Ne vazhdojmë flasim për këto video, i gjykojmë, i komentojmë. Do të shkojë edhe më larg. Ka raste që shkon edhe në dënime fatale.
Ne kemi marrë një të dhënë, një shifër nga policia. Në vitin 2024 kishin një shifër për katër vepra penale, 737 raste që janë referuar në prokurori për krime kompjuterike. Duke e lënë pjesën që jemi të gjithë në një mëndje, që është krim. Do të doja të bënim atë pjesën tjetër të debatit. Jo për të bërë moral, por flasim pak për marrëdhënien. Marrëdhënien burrë-grua, marrëdhënien në çift. Kur hyn një i tretë. Si mendon kush e ka fajin? E ka fajin i treti në marrëdhënien?”, u shpreh Nebiaj.
Mendim dha edhe moderatorja tjetër e panelit, Ema Andrea, e cila u shpreh se këto video u “shitën për të ndryshuar algoritmin”, ndërsa shtoi se personi në fjalë keqpërdori pushtetin e tij.
“E shite për të ndryshuar një algoritëm. Seksi shet. U fute në telefonat që ka në çdo familje. Hodhe bombën. Ky person keqpërdori pushtetin, edhe pse ky ka një pushtet mediokër, e keqpërdori. Keqpërdorim tjetër që shoh unë dhe që duhet të flasim për këtë, se do ishte bukur të flisnim për përqindje morali.
Pushteti i fjalës po përdoret për të keqpërdorur këto gra. Liria po përdoret për të persekutuar viktimat.
Peshorja duhet të kalojë nga epiqendra. Sidomos kur epiqendra e skandalit është një burrë, lehtësisht e shmangim. Pazar i ulët me çmim të lartë. Për të ndryshuar algoritmin e rrjeteve sociale”, tha Ema Andrea.
Top Channel