Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi: Presim të diskutojmë mbi pretendimet financiare dhe pronën
10/12/2020 09:49
Sot në Bruksel do të mbahet raundi i ri i bisedimeve teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Për këtë ka shkruar edhe i dërguari i Posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Lajçak në Twitter ka shkruar se për përgatitjet që po bëhen për takimin e sotëm. Ai ka theksuar se nga ky takim pritet vazhdimi i diskutimeve mbi pretendimet financiare dhe pronën.
“Duke u përgaditur për takimin e sotëm të Dialogut Beograd-Prishtinë me dy kryenegociatorët. Presim të vazhdojmë diskutimet tona mbi pretendimet financiare dhe pronën”, shkruan Lajçak.
Top Channel