Politikani namibian i quajtur ironikisht Adolf Hitler, i cili fitoi së fundmi vendin në parlamentin e vendit, tha sot se thotë se është vënë padrejtësisht në vëmendje të mediave dhe refuzon krahasimet me diktatorin nazist duke insistuar se “nuk jam si ai”.
‘Adolf Hitler Uunona’ fitoi zgjedhjet rajonale muajin e kaluar, të cilat i dhanë dhe vëmendje ndërkombëtare, por 54-vjeçari refuzon ironitë dhe akuzon opozitën se po bën konspiracion për ta diskredituar politikisht.
“Nuk kisha zgjedhje tjetër. Unë kam qenë i vogël kur babai im më dha atë emër. Tashmë nuk mund të bëj asgjë për ta ndryshuar. Nuk e di se përse babai më dha atë emër”, tha ai për të përditshmen The Namibian.
Namibia është ish-koloni gjemrane dhe Uunona thotë se për këtë po ‘viktimizohet’ ndërsa mbështetës të ti i kanë shkruar të përditshmes Bild duke e akuzuar se po punon për llogari të kudënrshtarëve të tij politikë.
Uunona, i cili ka fituar edhe më parë karrige në parlament në 2015, i rizgjodh me 85 përqind të votave për partinë në pushtet SWAPO – e cila ka drejtuar Namibinë që prej pavarësisë së saj nga Afrika e Jugut e ish-sistemit racist të Aparteid në 1990.
Namibia ende ka një komunitet të vogël gjermanisht-folës dhe një numër rrugësh, vendesh e njerëzish që mbajnë emra gjermanë.
Emri i Uunona, doli i shkurtuar në ‘Adolf H’ në listat zgjedhoire por shfaqet i plotë në rezultatet qeveritare.
Politikani shfajësohet: “Kur isha i vogël emri nuk kishte asgjë të pazakontë. Vetëm kur u rrita e kuptova se ai njeri donte të pushtonte të gjithë botën”.
Ushtarët gjermanë akuzohen për masakra të mbi 60 mijë banorëve indigjenë të Namibisë mes viteve 1904 e 1908.
Vitin e kaluar një ministër gjerman pranoi se masakra ishte një genocid dhe kërkoi ndjesë gjatë një vizite në vendin afrikan.
Top Channel