Tjetër lajm i trishtë për futbollin argjentinas. Pas lamtumirës së parakohëshme të legjendës Diego Armando Maradona, sot është mësuar edhe lajmi se është ndarë nga jeta Alejandro Sabella, trajneri i cili në vitin 2014 arriti të çonte Messi & Co, deri në finalen e Botërorit.
Sabella, 66-vjeçar, vuante prej një sëmundje në zemër dhe së fundmi gjendja e tij ishte përkeqësuar, duke u shtruar në spital pikërisht në ditën kur u nda nga jeta Maradona. Gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm në ditët e fundit dhe sot ësht dhënë lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të tij.
Ish-mesfushori argjentinas i viteve ‘70-’80, ka qenë për shumë kohë një nga ndihmësit e Daniel Pasarelës, duke qëndruar në krah të tij në skuadra të ndryshme. Në vitet 2009-2011 ka drejtuar Estudiantes duke fituar turneun Apertura dhe pastaj Kupën Libertadores. I mbiquajtur “El Profesor”, nga viti 2011, deri në vitin 2014, ai drejtoi Argjentinën duke e çuar deri në vendin e dytë në Botërorin 2014.
Top Channel