Superliga rikthehet menjëherë në këtë mesjavë me kalendarin e saj të ngjeshur për të rikuperuar javët e humbura të fillim sezonit.
Një kampionat që nuk ka filluar mirë për kampionët e Shqipërisë së Tiranës të cilët kanë humbur 2 nga 3 ndeshjet e para, megjithatë trajneri Dede thekson edhe një herë se ky start lidhet me moshën e re të lojtarëve dhe dëmtimet e shumta të ekipit dhe jo me një ngërc psikologjik. Tirana do të presë ditën e mërkurë në kryeqytet ekipin e Bylisit.
Ndërkohë Partizani i Ilir Dajës do të luaj në këtë javë ndaj Apollonisë, skuadër e cila në këtë vit u ngjiti nga kategoria e parë, por ky fakt nuk e bën atë një ekip më inferior për trajnerin e të kuqve.
Mes ndeshjeve të rëndësishme të kësaj mesjave do të jetë edhe përballja e Skëndërbeut me Kastriotin, ky i fundit e ka filluar relativisht mirë kampionatin duke qenë se pas 3 javëve të para gjendet në vendin e dytë në klasifikim një fakt që duhet respektuar sipas trajneri të korcarëve Julian Ahmataj.
Të gjitha këto ndeshje do të keni mundësinë si gjithmonë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.
Top Channel