Southamptoni u nda në barazim 1-1 në fushën e Wolves pas katër fitoreve radhazi, duke humbur pak terren në grupin e skuadrave që kryesojnë Premier Leaguen.

Skuadra e drejtuar nga Hasenhuttl ishte në epërsi të një goli deri 15 minuta para përfundimit të kohës së rrgullt falë golit të shënuar nga Theo Walcott në minutën e 58-të, por nuk ia doli të largohej me tri pikë nga “Molineux Stadium”, pasi Neto barazoi takimin duke u gjendur në vendin dhe kohën e duhur pasi topi iu kthye nga shtylla në formë asisti.

Më herët, Burnley regjistroi fitoren e parë në Premier League në sfidën ndaj Crystal Palace me gol të Wood që në minutën e 8-të. Ky sukses e çon Burnley-n në vendin e 17-të me 5 pikë, vetëm 1 pikë larg zonës së ftohtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA