Numri i rasteve me COVID-19 në kontinentin e Afrikës është rritur mbi 1 milion e 893 mijë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”,12.490 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin total në 1.893.619, ndërsa numri i viktimave ka shënuar 238 vdekje të reja duke e çuar numrin në total në 45.433.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 19.809, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.272 dhe në Marok 4.368 vdekje.
Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje. Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 737.278 raste e cila pasohet nga Maroku me 256.781 dhe Egjipti me 109.201 raste.
Deri më tani, janë shëruar 1.595.468 persona të infektuar.
Top Channel