Dy ngushticat strategjike të botës nën presion, Hormuzi dhe Bab el-Mandeb kërcënim i madh për tregtinë globale Rebelët Houthi kanë arritur të marrin Mokha-n, pranë ngushticës strategjike Bab el-Mandeb, duke zgjeruar kështu ndikimin e tyre mbi njërën nga rrugët më të rëndësishme detare më rajon.
Ata kanë pushtuar po kështu ishullin Zuqar, dhe pavarësisht përpjekjeve, forcat qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite nuk kanë arritur t`ua ndalojnë avancimin. Shënjestër e sulmeve janë bërë edhe objektet saudite të naftës.
Situata, sipas ekspertëve te cituar nga BBC,, po kthehet në dëshminë e dobësisë së forcave saudite dhe aftësive në rritje të revbeleve Houthi, të cilët janë aleatë të Iranit, por veprojnë edhe në mënyrë të pavarur.
Teherani vetë gjithashtu fiton në këtë mënyrë ndikim më të madh si në Ngushticën e Hormuzit, ashtu edhe në Detin e Kuq.
Republika Isdlamike ka vijuar të godasë vazhdimisht rrjetin ushtarak amerikan, të zgjerojë dhe vështirësojë linjat logjistike të SHBA-së, të zhvillojë e testojë armë të reja dhe të vazhdojë përballjen detare në zonën e Hormuzit dhe Gjirit të Omanit.
Raportet sugjerojnë se Irani po rifillon prodhimin e raketave në fabrika nëntokësore dhe mund të ketë marrë ndihmë teknike nga Rusia dhe Kina. Sipas disa burimeve, brenda administratës amerikane ekziston shqetësimi se konflikti me Iranin mund të zgjasë deri në dy vjet.
Top Channel