Dy ngushticat strategjike të botës nën presion, Hormuzi dhe Bab el-Mandeb kërcënim i madh për tregtinë globale Një çerek shekulli pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, kërcënimi terrorist ka sot një fytyrë tjetër.
Nga organizatat e centralizuara, me struktura, kampe trajnimi dhe udhëheqje të qartë, rreziku është zhvendosur gjithnjë e më shumë drejt individëve të radikalizuar online, grupeve të decentralizuara dhe përdorimit të teknologjive të reja.
Për REL, këtë transformim e ilustron më së miri rasti i 25-vjeçarit afgan, të identifikuar vetëm si Farhad N.
Ai ishte vetëm disa muajsh kur terroristët e Al-Kaedës së udhëhequr nga Osama Bin Laden rrëmbyen avionë pasagjerësh dhe i përplasën dy prej tyre me kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, më 11 shtator 2001.
Mijëra vetë u vranë dhe nisi një epoke e re në luftën kundër terrorizmit. Njëzet e pesë vjet më vonë, Farhad N. u dënua me burgim të përjetshëm në Gjermani, pasi përplasi një automjet mbi një turmë njerëzish në Mynih.
Dy persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. 25-vjeçari nuk rezultoi te kishte lidhje të drejtpërdrejtë me ndonjë organizatë terroriste, por ishte radikalizuar ne internet dhe e kishte ndërmarrë sulmin me iniciativën e tij.
Ky ndryshim është një nga tiparet kryesore të terrorizmit të sotëm: Nga organizatat e mëdha, tani sulmet kryen nga individë të caktuar.
Pas tragjedisë së 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara nrrëzuan regjimin taliban dhe goditën rëndë strukturën drejtuese të Al-Kaedës.
Organizata megjithatë nuk u zhduk, por u përshtat. Në vend të një strukture të përqendruar rreth liderit Al-Kaeda ndërtoi një rrjet më të decentralizuar, me degë në vende të ndryshme të botës. “Dikur do t’i quanim aktorë të vetmuar apo ‘ujqër të vetmuar’.
Kjo është e ardhmja”, thotë një ish-diplomat amerikan me përvojë shumëvjeçare në luftën kundër terrorizmit, i cili jep alarmin nga ndikimi i propagandës që qarkullon në internet, teksa insiston se teknologjitë që nuk ekzistonin 25 vjet më parë – përfshirë dronët, inteligjencën artificiale dhe mediat sociale -sot janë duke krijuar një mjedis krejtësisht të ri dhe të rrezikshëm.
Top Channel