SPAK ka rënduar akuzat për Belinda Ballukun pas hetimeve të tjera që janë kryer nga prokurori Dritan Prençi.
SPAK po ashtu ka sekuestruar një vile në Palasë që dyshohet se është në pronësi të Belinda Ballukut, pavarësisht se si emër është përdorur Igli Tare.
Sipas aktakuzës, SPAK dyshon se Balluku ka favorizuar kompaninë “Alko Impex General Construction” për ndërtimin e lotit 7 të Unazës së Tiranës. Pronari i kompanisë, Arbër Abazi, ka marrë përsipër ndërtimin e vilës në palasë me shpenzimet e veta, por për llogari të ish-ministres së Infrastrukturës.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, u shpreh se kreu i SPAK po e mentoron dosjen e Belinda Ballukut dhe deri në tetor-nëntor pritet nëse do të shkojë në gjyq.
“Kjo nuk bie në sy, se ai nuk do ta bëjë publike. Por kreu i SPAK-ut mentoron çështje të rëndësishme.
Do të mbërrihet në një verdikt final deri në tetor-nëntor, do shkohet në gjyq, do kërkohet 1 shtyrje tjetër”, tha ndër të tjera Karamuço.
Top Channel