“Ambasadori amerikan do të zbarkojë në Shqipëri”, Buzhala paralajmëron në “Top Story”: Ai do ta zgjidhë çështjen “Balluku”
SPAK ka rënduar akuzat për Belinda Ballukun pas hetimeve të tjera që janë kryer nga prokurori Dritan Prençi.
Ndaj ish-zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzat e “Fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë”.
Në “Top Story”, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe analisti Albatros Rexhaj, u përplasën sa i përket kësaj dosjeje.
Deputeti shprehet se në dosje janë publikuar email-et mes Ballukut dhe arkitektit, ndërsa analisti thotë se ajo ka shkuar në Palasë vetëm dy herë.
Pjesë nga debati:
Shehaj: Përgjimet janë të qarta. Për të gjithë ata që e kanë lexuar dosjen e SPAK, ka komunikime mes Ballukut dhe arkitektit të saj, ku diskutohet se si ta bëjnë vilën, se si ta bëjnë pishinën që të shkojë direkt në det. Si ta bëjë duke veshur pjesën e jashtme të vilës, që të ndihej si jaht. Ashtu është, kanë dalë komunikimet.
Rexhaj: A ka qenë ndonjëherë Belinda në Green Coast? Përpos dy herë në kapacitet zyrtar. Se kur është vila e vetë, një njeri shkon.
Shehaj: Janë email-e, jo përgjime. Janë komunikime mes Belinda Ballukut dhe arkitektit të saj, ku diskutohet si të vendosin dy hidromasazhe si një nga hotelet më të famshme të Santorinit. Është email-i zyrtar, i kapur nga SPAK-u. Një jetë luksoze nuk është gjë e keqe. Për këtë luftojmë. Problemi është që vila nuk është bërë me paratë e Belinda Ballukut. Belinda Balluku nuk ka harxhuar asnjë lek. Paratë që duhet të shkonin për shëndetësi dhe arsim kanë shkuar për vilën e Belinda Ballukut.
Rexhaj: E thua ti…
Shehaj: Jo, kanë dalë email-et. Fati i Belinda Ballukut është vulosur. Unë mendoj që Belinda Balluku, Erion Veliaj, të gjithë këta, fati i tyre është vendosur. Këta politikisht janë të vdekur. Ajo që ka të bëjë me fatin e Shqipërisë është qëndrimi i mazhorancës. Edi Rama, arsyet mund të jenë të shumta… Disa thonë që e mban peng, disa thonë që pas asaj e ka radhën ai… Por Edi Rama që nga ai moment i shpalli luftë drejtësisë. Deri sa erdhi rasti i Belinda Ballukut, propaganda e PS-së ishte që kur i zbulon SPAK-u, nuk i mbron më. Ndërsa me Belinda Ballukun ndryshoi. Aty preu në besë shqiptarët. Që nga momenti kur pengoi arrestimin e Belinda Ballukut.
Rexhaj: Në radhë të parë nuk është e korruptuar, por e dyshuar për korrupsion. Belinda Balluku, pse nuk ka shkuar asnjëherë në atë vilë në Green Coast? Në këtë rast, flitet për Igli Taren. Ai është milioner. Gjetja e madhe është që Belinda Balluku, “shtriga” sipas këtij, e uli veten për një vilë. E kupton, Agron Shehaj, në çfarë pike ke rënë? Ti thua 82 kartonë. Normal që duhet të përdoren, sepse ajo të mbron nga çështja e arrestit, që SPAK të mos e çojë çështjen në gjyq. Është jo serioz ky si muhabet. Kujtdo t’ia mbushë mendjen SPAK-u?!
Top Channel