Në studion e emisionit “Top Talk”, ishte i ftuar ish-Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Evrin Kulluri. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh kundër mënyrës se si kredemokrati Lulzim Basha, po e drejton Partinë Demokratike.
Kulluri theksoi se ideologjia e tij është ajo e nënshtrimit, duke bërë një paralele me regjimin komunist, të udhëhequr nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia.
Ndër të tjera Ervin Kulluri tha se me situatën aktuale, kryeministri Rama siguron edhe mandatin e tretë qeverisës, edhe për arritjen e këtij objektivi sipas tij, ka aleat edhe Lulzim Bashën.
“Sot në politikën shqiptare për shkak të pushtetit të madh, konformizmi, heshtja dhe nënshtrimi janë e vetmja rrugë për të mbijetuar. Rotacioni politik, nuk është çështje e emocioneve të militantëve që kanë urrejtje për kundërshtarin. Zoti Basha është njësoj me këtë qeveri në modelin e qeverisjes. Të dyja partitë janë hermetike, të mbyllëta. Nëse Partia Demokratike në heshtje e kanë marrë vendimin për shkatërrimin e partisë. Nëse nuk do të ketë faktor të tjerë politik, po shkojmë drejt fitores së Ramës.
Kujt i duhet më PD-ja nëse humb për herë të tjerë. Një nga anëtarët e komisionit, kur ne kemi qenë në detyrë dhe kemi ruajtur pozicionin tonë politik, ka qenë një nga njerëzit më kritikë dhe dorëheqjes së Sali Berishes më 21 janar, zoti Mustafai. Ne kemi një memorie për diktaturën komuniste, ju e patë si u katandis, Partia e Punës, njerëz që përfaqësonin mediokritetin e shoqërisë shqiptare. Është e njëjta gjë. Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë i interesonte pushteti, Lulzim Bashës i interesonte qëndrimi në krye të partisë dhe nuk i interesojnë qytetarët. Kur t’i merr njerëz nga rruga dhe i fut në listë në 2017 dhe sot i hedh prapë në rrugë. Ti po e bën më keq, sepse nuk na thotë se përse po heq këta. Lulzimi nuk është karrerist. Këta të tjerët janë të panevojshëm. Deri dje i përplaste me policinë, në Astir, në zgjedhjet në Dibër, para kryeministrisë, këta ishin opozita. Tani opozitën e hodhi në rrugë, kush janë bashkëpunëtorët e pushtetit? I vetmi bashkëpunëtor me qeverinë është Lulzim Basha”, tha Kulluri.
Top Channel