FOTO/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin me mësues, plagosen tre persona
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë, pranë zonës së Zogut të Zi. Një person ka mbërritur në spital me dëmtime në këmbë, të dyshuara si të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacionit paraprak, personi ka raportuar se ngjarja ka ndodhur pranë Zogut të Zi. Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar mënyrën se si ka ndodhur plagosja dhe identifikimin e autorit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.09.2026, rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gj. K., rreth 33 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri në këmbë.
Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.
Top Channel