Këto dy binjake të njëjta, përveç tipareve fizike kanë pasion të përbashkët edhe bojën në lëkurë, ose siç e quajnë ato “artin e trupit”.
Aline e Alena janë të mbushura me tatuazhe shumëngjyrëshe nga koka te këmbët.
Ngjyrimet e tyre trupore janë të frymëzuara kryesisht nga natyra dhe përfshijnë këmbët, gjoksin e madje dhe fytyrën e tyre.
Motrat identike janë me origjinë nga Stuttgart në Gjermani, por u joshën nga dritat e Hollywood dhe u vendosën atje.
Ato jetojnë në Los Angeles – dhe po bëhen të famshme prej modifikimeve të tyre trupore.
25-vjeçaret dhanë një intervistë me mediat, ku Alena tha: “Kemi bërë tatuazhet tona të para në moshën 17 vjeçare, ato ishin të shkruara por ndryshuam mendje dhe tashmë i kemi mbuluar”.
Aline shton: “Ne menduam të studionim art në universitet por unë u njoha më pas me burrin tim dhe ai më tha ‘Ti jeshumë e talentuar, duhet të bëhesh artiste tatuazhesh’. Prandaj studiuam tatuazhet”.
Dyshja thotë se dëshironin të bënin “diçka të çmendur” me jetën e tyre kështu që u vendosën në Los Angeles.
Ato tashmë u bëjnë njerëzve tatuazhe në Hollywood – si dhe shtojnë koleksionin e zbukurimeve të njëra-tjetrës.
Alena pranon: “Është si një varësi. Duam gjithmonë gjëra të reja. Kur nisëm të bënim tatuazhe në dorë ishte një hap i madh, pastaj erdhi qafa, fytyra”.
Top Channel