Me qëllimin për të mos shkëputur studentët nga auditori, viti i ri akademik do të nis në 2 nëntor me mësim të kombinuar.
Artan Hoxha: Ne duam që në një mënyrë apo në një tjetër të jenë në auditor. Të gjithë rektoret kanë planifikuar që të ketë një alternim midis mësimit në auditor me mësimin në distancë nëpërmjet të përdorimit të platformave të unifikuara.
Çdo fakultet do të ketë rregulloren e tij anticovid dhe do të jetë në dorë të tyre organizimi i zhvillimit të mësimit në varësi të infrastrukturës dhe numrit te studentëve , megjithatë disa elementë do të zbatohen nga të gjithë për parandalimin e përhapjes së virusit.
Artan Hoxha: Kemi ngritur grupet e punës kemi marr informacion sot që flasim e dimë kush është kapaciteti i x fakulteti për një dite. Pra sa studentë dhe personel mund të jenë në të njëjtën kohë në një hapësirë të caktuar nga protokolli shëndetësor. Pastaj orari i mësimit si do të organizohet kjo është vendimmarrje e njësive kryesore arsimore të cilat kanë disa alternativa. Ajo që është e përgjithshmja kur ka numër te madh pjesëmarrësish siç janë leksionet ato më tepër do zhvillohen online.
Në konferencën e rektorëve, që u zhvillua pas 4 viteve mungesë, kryetari i sapozgjedhur i saj, prf Artan Hoxha kërkoi që përtej masave mbrojtëse të bëra me dije tani më si maskat, matja e temperaturës, dezinfektimi e plotësimi i formularit për gjendjen shëndetësore më shume vlerë ka sensibilizimi .
Artan Hoxha: Këtu shumë gjera mund të shkruhen , por e rëndësishme është sa është përgjegjshmëria për ti zbatuar.
Top Channel