“Pusho budallaqe e dreqit!”/ Gruaja qëllon të shoqin me shuplakë kur refuzon maskën në avion (video qesharake)

21/10/2020 19:20

Disa pamje qesharake janë shpërndarë në mediat britanike të një burri që qëllohet me shuplakë nga e shoqja kur refuzon të vërë maskën e fytyrës ne avion, dhe nis të mbajë një retorikë të gjatë kundër masave të koronavirusit.

Në pamje shihet një fluturim i mbushur me njerëz i linjave britanike EasyJet nga Manchester që është duke u ulur në Tenerife, kur burri nis të flasë me skepticizëm ndaj masave të pandemisë.

“Po ju gënjejnë të gjithëve, sa më shumë t’i mbani maskat që më shumë kjo do të zgjasë. Zoti ju ndihmoftë”, thotë ai mes të tjerash, çka nis një konflikt me pasagjerë të tjerë që e kundërshtojnë.

Gjatë konfrontimit ai kundërshtohet dhe nga e shoqja të cilën më pas e quan ‘budallaqe’, kur dhe ajo e qëllon me shuplakë dhe pasagjerë të tjerë ndërhyjnë për t’i ndarë.

Gruaja e tij fillimisht i thotë të pushojë retorikën por burri refuzon të ndalet prej saj dhe thërret: “Hiqini maskat! Rezistoni!’

Kur gruaja e tërheq për ta ndaluar ai kthen në mënyrë vulgare: “Pusho ti budallaqe e dreqit!” Në këtë moment dëgjohet dhe zhurma e shuplakës së bëshme dhe kaosi shpërthen mes pasagjerëve në kabinën e avionit.

Pasagjerët ngrihen nga sediljet për të ndërhyrë, teksa dëgjohen që thonë: “Largoje gruan prej tij”. Dikush tjeter dëgjohet që shan “Frikacak!” ndërsa në një tjetër episod dëgjohet “Do të të thyej turinjtë!”.

Kompania ajrore konfirmoi se policia spanjolle kishte ndërhyrë për një trazirë në fluturim por nuk kishte pasur të arrestuar.
Që prej rregullit të maskave në avion episode të tilla janë bërë të zakonshme me pasagjerë të ndryshëm që refuzojnë maskat apo justifikohen se përjashtohen nga veshja e tyre prej gjendjes mjekësore.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel