Zhvillimi i ndeshjeve pa praninë e tifozëve nxjerr zbuluar futbollistët apo stafet teknike në komunikimet mes tyre përgjatë lojës. Mungesa e brohoritjeve në shkallët e impianteve bën që në plan të parë të dalin britmat e protagonistëve në fushë.
Në takimin e La Ligas, Getafe-Barça, e cila përfundoi me humbjen e parë të katalanëve nën drejtimin e holandezit Ronald Koeman, mbrojtësi Gerard Piqué shfryu ndaj shokëve të tij të skuadrës, veprim që u kap nga kamerat dhe u “transkriptua” nga “El Golazo de Gol”.
Në minutën e 71-të, kur Barça po humbiste 1-0 pas një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Jaime Mata, Getafe krijoi një rrezik më të madh te porta e Netos. Në këtë moment, Piqué nuk u përmbajt dhe e shfrenoi gjuhën ndaj shokëve të ekipit: “Kurva mu*i, a keni gjak!?”.
Pak çaste më vonë, Getafe po avanconte lehtësisht drejt portës së Netos dhe qendërmbrojtësi veteran u shfaq përsëri aktiv: “Zgjohu, lëvizni pra, dreqin!”.
Reagimi i Piquesë nuk vlejti për asgjë, sepse “blaugranat” ishin të pafuqishëm për të kthyer rrjedhën e lojës, duke pësuar humbjen e parë në kampionat.
😡 @3gerardpique superado por los suyos y por el @GetafeCF
📺 #Golazo https://t.co/rdt6tK7MMu
— El Golazo de Gol (@ElGolazoDeGol) October 19, 2020
Top Channel