Shkencëtari i NASA: Jemi duke zbuluar jetë në mars, por bota nuk është e përgatitur

Shkencëtari i NASA: Jemi duke zbuluar jetë në mars, por bota nuk është e përgatitur

Teksa ne tokësorët e vegjël mësojmë gjithnjë e më shumë për universin dhe mund të jemi në prag të zbulimeve të mëdha për planetin Mars, mund të mos jemi ende gati për t’i mësuar ato, paraljmëron së fundmi një shkencëtar i agjencisë hapësinore amerikane NASA.

Dr. Jim Green beson se dy sondat zbuluese të NASA dhe të Agjencisë Evropiane Hapësinore që nisin misionin në Mars verën e ardhshme, mund të sjellin zbulime me pasoja serioze në të ardhmen.

Green, drejtor i degës së shkencës planetare të NASA i krahason zbulimet e pritura me ato të astronomit të epokës së Rilindjes, Nicolaus Kopernicus, i cili dha i pari teorinë se toka rrotullohet rreth diellit dhe jo e kundërta siç besohej para tij.

Modeli i Kopernikut ka revolucionarizuar shkencën gjatë shekullit të 16-të, por atij i solli tërbimin e kishës katolike romake pasi binte në kundërshtim me doktrinën e saj.

“Ne mund të nisim një linjë tërësisht të re mendimi. Nuk besoj se jemi të përgatitur për rezultatet. Jam i shqetësuar sepse besoj se jemi pranë zbulimit dhe dhënies së njoftimeve”.

Sonda evropiane ExoMars dhe ajo e NASAs, Mars 2020 do të gërrmojnë 2.5 metra në sipërfaqen e planetit të kuq duke marrë mostra me shpresë për zbulimin e provave të jetës. Mostrat do të procesohen në laboratorin që ato do të kenë me vete për të zbuluar gjurmë të lëndëve organike.

Green thotë se nëse shkencëtarët gjejnë gjurmë biologjike në sipërfaqen e Marsit, një epokë e re astrobiologjie do të nisë.
“Do të ketë një seri të re pyetjesh shkencore që ngrihen; Do të ketë jetë si e jona? A mund të zhvendoset jeta nga një planet në tjetrin?Apo nëse kemi një shkëndijë në mjedisin e duhur jeta mund të lindë, qoftë si e jona apo në formë tjetër?”

Sonda e NASAs, Mars 2020 do të lëshohet korrikun që vjen për të nisur udhëtimin 140-milionë milje drejt Marsit, për t’u ulur në kraterin Jezero në shkurt 2021. Me dy kamerat e rezolucionit të lartë dhe dronit të pavarur me helika, sonda do të mbledhë imazhe dhe të dhëna të paprecedenta të terrenit.

Studime të fundit kanë treguar se planetet që duken të pabanueshme më parë mund të kanë pasur kushte të përshtatshme për jetën. Sonda e NASAs, InSight ka zbuluar prova të një rezervuari gjigand uji në Mars. (Telegraph)

Ky imazh përshkruan një pamje orbitale të rajonit polar të Marsit. Ky rajon është i mbuluar nga një kapak i madh me akull të pasur , që besohet të jetë i gjerë 621 milje (1.000 km)
Nili Patera, një nga fushat më aktive të dunave në Mars, është fotografuar nga HiRISE. Bazuar në një studim krahasues të imazheve të marra në 2007 dhe 2010, NASA zbuloi se dunat lëviznin si një njësi e madhe, kohezive në të gjithë sipërfaqen e planetit
Dunat e rërës të mbuluara me akull janë parë në hemisferën jugore të planetit, në këtë imazh të marrë nga HiRISE më 27 mars 2016
Ky imazh tregon zonën e dunave të rërës në Kraterin Richardson, imbuluar me acar sezonal
Njollat që shihen në sipërfaqen e Marsit janë të ndritshme. Në fakt janë pjesë e akullit, i cili është një formë solide e dioksidit të karbonit.
Pamje me rezolucion të lartë nga një krater në Mars
Ky imazh, i cili kombinon imazhet orbitale me modelimin 3-D, tregon rrjedhat që shfaqen në pranverë dhe verë në një shpat brenda Kraterit Newton të Marsit. Sekuenca të vëzhgimeve që evidentojnë ndryshimet sezonale në këtë vend dhe disa të tjerë me rrjedha të ngjashme mund të jenë dëshmi e ujit të kripur aktiv në Mars sot
Ky imazh nga InSight tregon terrenin e sipërfaqes së planetit
Marco-B, një nga anijet kozmike (MarCO), mori këtë imazh të Marsit nga rreth 6000 kilometra larg gjatë fluturimit të saj drejt Planetit të Kuq.
Një rezervuar me ujë në Mars, zbuluar me radar
Një pamje e përgjithshme e motit, i marrë në Mars
Kjo pamje është marrë nga “Kraterit Viktoria” në Mars
Roboti duke inspektuar nga afër disa gurë interesantë në planetin Mars

Top Channel