Manchester United aktivizon klauzolën, Pogba “Djall i Kuq” deri në vitin 2022

16/10/2020 23:40
Pogba

Paul Pogba do të jetë një lojtar i Manchester United deri në vitin 2022. Siç informon Goal.com, në fakt, “Djajtë e Kuq” kanë aktivizuar një klauzolë në kontratën e mesfushorit francez, e cila shtyn afatin e përfundimit nga viti 2021 në 2022, megjithëse mbetet për t’u zyrtarizuar. Javën e kaluar, ndërsa ishte i grumbulluar me ekipin kombëtar francez, Pogba bëri deklarata që Manchester United nuk i pëlqyen.

“Sigurisht, çdo futbollist do të dëshironte të luante për Real Madridin. Është ëndrra ime, pse të mos e bëj realitet një ditë? Por unë jam te Manchester United dhe e dua klubin tim. Luaj për Manchester United, dua të bëj gjithçka për ta rikthyer atje ku e meriton të jetë“.

Në fakt, pothuajse në të njëjtën kohë, Manchester United zgjati kontratën e Pogbasë për një vit tjetër, duke dërguar gjithashtu një sinjal për të gjithë klubet që synojnë kampionin e botës, pasi kërkesa e “Djajve të Kuq” për kartonin e Pogbasë, me dy vitet e mbetura të kontratë, do të jetë më e lartë.

Është praktikë e zakonshme për klubin anglez, shumë më tepër sesa në Itali, të zgjasë kontratat e lojtarëve në mënyrë të njëanshme, nëse parashikohet qartë nga nënshkrimet fillestare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA