Numri i të shëruarve nga koronavirus në mbarë botën ka shkuar në mbi 29 milionë.

Sipas “Worldometer”, deri në këto momente, 29,130,507 persona e kanë mposhtur virusin pas infektimit.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (6.376.863), ndërsa pas saj radhiten SHBA-ja (5.239.359), Brazili (4.526.975), Rusia (1.039.705) dhe Kolumbia (806.703).

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në gati mbarë botën, duke infektuar mbi 38 milionë njerëz (38,755,295) dhe duke shkaktuar rreth 1,09 milion të vdekur (1,096,998).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA