Që prej krijimit të përfaqësueses kjo është ndeshja më e rëndësishme në historinë e Kosovës. Në 8 tetor në Shkup kundër Maqedonisë së Veriut, skuadra e trajnerit Shaland do të provojë surprizojë akoma më shumë në Play Off të Ligës së Kombeve, por për këtë do të ketë nevojë për më të mirët.
Në ditët e fundit Dardanët janë përballur me shumë telashe për shkak të pandemisë por edhe lëndimeve, megjithatë gjërat së fundmi kanë nisur të përmirësohen. Dy yjet e Kosovës, Vedat Muriqi e Milot Rashica, pritet të jenë pjesë e grumbullimit pavarësisht se njëri ka vuajtur izolimin nga infektimi me Covid-19, e tjetri nuk është në formë fizike.
Më 5 tetor Kosova do të nisë grumbullimin për sfidën ndaj ballkanasve, një derbi ku fituesi do luajë më pas kualifikimin direkt në Europian, me fituesin e çiftit tjetër. Ndërkohë Milot Rashica pas lëndimit me Moldavinë ka pasur stërvitje me pak intensitet, por do të jetë titullar.
Top Channel