U kap në “kiss cam” me shefin në koncertin e Coldplay, drejtoresha e HR thyen heshtjen: Ishte një…
Ina Kollçaku, është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar, për shkak të pjesëmarrjes së saj në emisionin “PërPuthen 1”.
Ina është përshkruar nga publiku, si një vajzë e zgjuar dhe me karakter të fortë. Këto cilësi të karakterit të saj, ajo i transmetoi dhe ditën e sotme, ku u rikthye në “shtëpinë” e saj “PërPuthen 2”. Gjatë fjalës së saj, Ina kaloi në “filtër” këtë sezon të “PërPuthen”.
Tea është e preferuara e Inës, Ana tepër e butë, pasi atë e njeh edhe jashtë ekranit por nuk i pëlqeu hyrja me kërcim sensual, Shqipja disi “vullkanike”, ndërsa Fjorela sipas Inës, duhet të “zhvishet” nga censura. Nuk mungoi edhe një koment për djemtë konkurrentë. Ina “akuzoi” produksionin se sezonin e dytë e ka mbajtur me hatër, pasi kanë pranuar djem shumë më bukuroshë se sa në sezonin e parë.
“Ky sezon ka më shumë bukuroshë seç kanë qenë me ne. E preferuara ime është Tea, publiku ndryshon mendimin çdo javë. Ata që na kërkojnë ne, na kanë masakruar sistematikisht, t’i nuk mund të jesh e pëlqyer nga të gjithë. Fjorela është e censuruar dhe unë me censuruar nuk shkoj fare, nuk e di përse duhet të censurohet. Kur mashkulli të kërkon sa partnerë ke pasur tregoje sa idiot është ai. Vajzat do t’ju kenë idhull shumë shpejt. Uroj që ashtu siç e ke marrë këtë vendim, është guxim i madh që t’i të dalësh në televizion dhe ta bësh këtë gjë, shkoi deri në fund mos u censuro. Problemi që kam me Anën, unë me të njihem. Ana është e butë, të pakën ajo që njoh unë. Mënyra që hyri me kërcimin më duk i gabuar, një njeri që merr vëmendjen, e merr një gjë të tillë edhe pa kërcyer”, u shpreh Ina.
Top Channel