Qëlluan në ajër në funeral/ Plumbi në rënie vret futbollistin

18/09/2020 20:14

Futbollisti i njohur libanez Mohamed Atwi ka vdekur sot nga plaga e një plumbi, i cili binte pasi ishte qëlluar në ajër gjatë një funerali për viktimat e shpërthimit të portit të Beirut.

32-vjeçari kishte luajtur për një numër klubesh libaneze dhe kishte fituar tre herë kampionatin me skuadrën e Beirut Ansar.

Atwi u godit në kokë teksa ecte në një rrugë ne Beirut në fund të muajit të kaluar.

Raportimet sugjerojnë se ishte një plumb në rënie, i qëlluar në ajër në një funeral për një nga zjarrfikësit viktima të shpërthimit gjigand në portin e qytetit më 4 gusht.

Ish-trajneri i kombëtares së Libanit Theo Buecker tha se Atwi ishte një “personbazh shumë i njohur në skenën e futbollit të vendit” dhe figurë drejtuese e skuadrës së tij.

Të shtënat në ajër për festa apo funerale janë të zakonshme në Liban megjithë përsëritjen e plagosjeve nga plumbat në rënie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA