Montpellier siguroi fitoren e dytë radhazi në Ligue 1, e cila mori edhe më shumë vlerë pasi erdhi përballë Lyonit, një prej skuadrave më në zë në kampionatin francez. Në “Stade de la Mosson” rezultati përfundimtar ishte 2-1 dhe duhet theksuar se të dyja skuadrat e mbyllën sfidën me nga 10 lojtarë.

Vendësit kaluan në epërsi në minutën e 38-të me një gol të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë nga Savanier. Pak minuta më vonë situata për Lyonin u bë edhe më e vështirë, pasi i shumëkërkuari në merkato, Aouar, u ndëshkua me karton të kyq.

Pjesa e dytë nisi me gol, sërish në favor të vendasve, i shënuar nga i njëjti autor, Savanier, por edhe pse me 10 lojtarë Lyoni fitoi penallti në minutën e 81-të (Hilton mori karton të kuq direkt për ngritje takash), me Depay që u tregua i saktë nga 11 metra largësi. Gjithsesi në minutat e mbetura Montpellier u mbrojt mirë, duke e ruajtur fitoren, që ishte e dyta radhazi në këtë sezon të ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA