“Është lojtar i madh”, Yamal hap derën për Julian Alvarez te Barcelona: Do ta mirëprisnim me krahë hapur

01/07/2026 11:57

Talenti i Barcelona-s, Lamine Yamal, ka deklaruar se do të mirëpriste sulmuesin e Atlético Madrid, Julián Álvarez, në klubin katalanas sezonin e ardhshëm, në mes të spekulimeve të forta për të ardhmen e argjentinasit.

Sipas raportimeve, Atlético Madrid është irrituar nga interesimi i Barcelonës për lojtarin, ndërsa drejtues të klubit madrilen kanë akuzuar katalanasit për mungesë respekti në mënyrën e qasjes ndaj transferimit të mundshëm.

Nga ana tjetër, Álvarez ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Atlético, ndërsa raportohet se Barcelona është një nga destinacionet e preferuara të tij, përkrah klubeve si Paris Saint-Germain, Arsenal dhe Real Madrid.

Në një intervistë për Cadena SER, Yamal u shpreh i hapur për mundësinë e afrimit të sulmuesit argjentinas.

“Nuk po e mendoj shumë, por do të më pëlqente, sepse ai është një lojtar i madh. Nëse vjen, do ta mirëpresim me krahë hapur… Nëse do të isha ai, do të vija. Do ta presim nëse dëshiron të vijë”, tha Yamal.

Yamal, vetëm 18 vjeç, aktualisht ndodhet me kombëtaren e Spanjës në Kupën e Botës 2026, ku po merr pjesë në turneun e tij të parë madhor. Duke folur për eksperiencën e tij, ai tha se po përshtatet gradualisht me nivelin ndërkombëtar.

“Po mësoj. Futbolli ndërkombëtar është ndryshe nga ai i klubeve. Po fitoj eksperiencë dhe po kuptoj rikthimin pas dëmtimit… Tani ndihem shumë mirë dhe mezi po pres ndeshjen e radhës”, u shpreh ai.

Spanja ka kaluar fazën e grupeve si e para, ndërsa Yamal theksoi se skuadra ende nuk ka arritur maksimumin e saj. “Nuk kemi bërë ende një ndeshje vërtet të madhe. Kur të gjejmë ritmin tonë, do të jemi thuajse të pandalshëm”, shtoi ai.

Në fund, Yamal përmendi edhe lojtarët dhe skuadrat që e kanë impresionuar në turne, duke veçuar Lionel Messin, Vinícius Júnior, si dhe kombëtare si Maroku, Argjentina dhe Japonia.

Top Channel