Çmenduri për të parë duelin Ronaldo-Modric, çmimi i disa biletave shkon në 18 500 euro

30/06/2026 23:02

Çmimet e rishitjes së disa prej biletave të ndeshjes së 1/16 të finaleve mes Portugalisë dhe Kroaciasë, që mund të jetë ndeshja e fundit në një botëror për Cristiano Ronaldon ose Luka Modric dhe që do të luhet këte të enjte në Toronto, në orët e fundit kanë arritur deri në 30 mijë dollarë kanadezë ose 18 500 euro.

Sipas të dhënave të publikuara nga rrjeti televiziv CTV Neës, disa bileta të ndeshjes shfaqen në SeatGeek për më shumë se 30 mijë dollarë, ndërsa të tjera po në këtë zonë dhe në StubHub janë shitur për mijëra dollarë. Çmimi më i lirë për një ulëse individuale kalon mbi 2600 dollarë. Kur FIFA i nxori në shitje biletat në 2025, çmimet zyrtare varionin nga 335 në 875 dollarë.

Ndeshja mes Kroacisë dhe Portugalisë mori një dimension special të Toronto për shkak të pranisë së komuniteteve të të dy vendeve ku jetojnë mbi 140 mijë persona me origjinë portugeze dhe rreth 35 mijë janë me origjinë kroat, një bazë sociale që ka rritur kërkesën për bileta për këtë ndeshje me eliminim direkt.

Këtij faktori i shtohet aspekti sportiv dhe simbolik i sfidës që mund të jetë e fundit si për Cristiano Ronaldo ashtu edhe për Luka Modric. Edhe pse rajoni i Ontarios ku është Toronto e ndaloi me ligj rishitjen e biletave mbi vlerën e tyre normale, përsëri arriti të krijohej një situatë e tillë. Gjithsesi, platformat e rishitjes së biletave paralajmëruan për vështirësitë praktike për te aplikuar normën, mes të cilave edhe verifikimi i çmimit origjinal i paguar nga përdoruesit.

Portugali-Kroaci, e programuar të luhet në 2 korrik në 19:00 me orën lokale, do të jetë edhe ndeshja e fundit që do të luhet në  Toronto Stadium në këtë sezon.

Top Channel