Çmenduri për të parë duelin Ronaldo-Modriv, çmimi i disa biletave shkon në 18 500 euro
Në Korenë e Veriut kanë shkuar përtej limiteve sportive. Duket së në vendin komunist po transmetojnë një Botëror alternativ ku kushërinjtë e Koresë së Jugur duket se as nuk kanë zbarkuar në SHBA; të errësuar e të lënë jashtë, diçka e parashikueshme.
Gjithsesi, llogaria në rrjetin social X, ‘Alerta Mundial’ tregon sesi Kim Jong Un po vjedh sinjalin nga satelitët e huaj për të transmetuar ndeshjet të gjithë popullit.
Televizioni shtetëror Korean Central Television nuk i zotëron të drejtat e transmetimit, kështu që në teori nuk mund të transmetojë asnjë minutë ndeshjeje. Por në X po qarkullojnë imazhe ku dominon ortografia koreanoveriore; shihen ndeshjet e Bregut të Fildishtë, Suedisë dhe Tunizisë. Duket se qeveria e Kim po përdor linjat e satelitëve të huaj si psh të Kinës në mënyrë që qytetarët e dsaj të shohin ndeshjet. Kishte ndodhur edhe në 2022 me Botërorin e Katarit, me ndeshjet e Champions League e sidomos me Botërorin e vajzave U20 i fituar pikërisht nga Koreja e Veriut.
Ndeshjet e këtij botërori transmetohen me orë ose ditë vonesë dhe më një sërë modifikimesh e kamuflimesh në mënyrë që qeveria të eliminojë ose të shtojë elementë të veçantë. Psh, Koreja e Jugut sigurisht që nuk ekziston. Sanksionet? Në kufijtë e të pamundurës; Kim e bashkëpunëtorët e tij janë të përjashtuar nga merkatoja globale
Nuk është hera e parë që Koreja e Veriut ndryshon realitetin sportiv. Për njerëzit në Pyongyang, Botërorin e 2010 e ka fituar Portugalia e Cristiano Ronaldos dhe jo Spanja. Kjo sepse kombëtarja e këtij vendi që u kualifikua në një Kupë Bote pas 44 vitesh mungesë u mund 7-0 nga portugezët në fazën e grupeve. Televizioni shtetëror transmetoi të plotë ndeshjen me Brazilin e mbyllur me humbjen 2-1, por në sfidën me portugezët preu një pjesë të madhe të golave. Ndryshoi Cristiano Ronaldon për të bërë popullin të mendojë se koreanoveriorët ishin një skuadër e madhe me një trajner fantastik. Por kur u kthyen në vend, skuadra iu nënshtrua në seance kritike publike që zgjati 6 orë përpara qindra personave. Ai që tregoi për Portugalinë kampione bote në 2010 ishte gazetari Alvaro Leite që vinte pas një udhëtimi të organizuar në Korenë e Veriut. Këtë vit kushedi për cilën skuadër do të flasin…
Top Channel