Rekordet ndjekin Mbappe-n, golat me Suedinë e fut francezin në historinë e Botërorit

01/07/2026 00:08

Kylian Mbappé vazhdon të shkruajë historinë e Kupës së Botës.

Sulmuesi francez ka vendosur një rekord të ri pas golave me Suedinë, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në ndeshjet me eliminim direkt të Botërorit.

Me golin e shënuar në sfidën e fundit, Mbappé ka arritur në kuotën e 10 golave në fazat me eliminim, duke lënë pas legjendat braziliane Leônidas dhe Ronaldo Nazário, të cilët ndanin rekordin me nga 8 gola.

Renditja historike tashmë është kjo:

10 gola – Kylian Mbappé

8 gola – Leônidas

8 gola – Ronaldo Nazário

7 gola – Oldřich Nejedlý

7 gola – Just Fontaine

7 gola – Pelé

7 gola – Vavá

Më impresionues është fakti se Mbappé është vetëm 27 vjeç dhe ende nuk e ka përfunduar Botërorin e tij të tretë.

Top Channel