Deschamps shkruan historinë, trajneri i Francës barazon një rekord unik në Kupën e Botës
Kur FIFA vendosi t’i japë Botërorin 2026 SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë në vitin 2018, legjenda e futbollit Diego Maradona shpërtheu në kritika të ashpra kundër komercializimit të sportit.
Ai u shpreh se këtyre vendeve u mungonte pasioni, duke ironizuar veçanërisht organizatorët: “Kanadezët mund të jenë skiatorë të mirë, ndërsa amerikanët donin ta ndanin lojën në katër pjesë nga 25 minuta vetëm për reklama.”
Sot, kjo fjali që në atë kohë u mor si “shaka” e Maradonës, po bën xhiron e rrjetit si një profeci e vërtetë. Në mes të këtij Botërori, FIFA ka futur “pushimet e hidratimit” për shkak të nxehtësisë.
Këto ndërprerje 3-minutëshe jo vetëm që po përdoren masivisht si hapësira shtesë për reklama, fiks siç e parashikoi “El Pibe de Oro”, por po irritojnë edhe elitat e futbollit. Trajnerë si Didier Deschamps dhe Carlo Ancelotti e kanë kritikuar hapur këtë praktikë, duke theksuar se ajo vret ritmin e lojës dhe po e kthen futbollin thjesht në një shfaqje fitimprurëse taktike.
Top Channel