Festimet për kualifikimin në 1/8 e finaleve shkaktuan 2 viktima në Meksiko

01/07/2026 11:06

Dy persona humbën jetën në Meksiko, kryeqytetin e Meksikës gjatë festimeve për suksesin e skuadrës ndaj Ekuadorit që solli kualifikimin për në raundin e 1/8 të finaleve të Botërorit 2026.

Sipas autoriteteve në Meksiko, rezulton se  një vajzë 19 vjeç dhe një shtetas 44 vjeçar humbën jetën nga asfiksia mes turmës së madhe që vërshoi nëpër qytet. Mediat lokale folën edhe për një viktimë të tretë, por lajmi nuk është konfirmuar ende nga autoritetet.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga qeverisja e qytetit të Meksikos, pas ndeshjes mbi 1 milionë persona vërshuan në rrugë duke u grumbulluar në mënyrë të veçantë te monumenti i ‘Ëngjëllit të Pavarësisë’.

Video e festimeve në Meksikë.

Top Channel