Ibrahimoviç mahnitet nga Franca: Ka në sulm tre nga pesë futbollistët më të mirë në botë, kësaj skuadre nuk i gjej dot asnjë pikë të dobët
Sulmuesi i Milanit, Santiago Gimenez u bë protagonist në Botërorin 2026, por vetëm për çështje të planit të dytë.
Në minutat shtesë të ndeshjes mes Meksikës dhe Ekuadorit kur rezultati ishte 2-0 për skuadrën vendase, u regjistrua kartoni i dytë i kuq i dhënë në bazë të ‘Rregullit Prestianni’ që ndalon futbollistët t’iu drejtohen kundërshtarëve me me gojën e mbuluar.
Në fazën e grupeve, viktimë e këtij rregulli u bë Almiron në ndeshjen mes Paraguajit dhe Turqisë, kurse tani i takoi mbrojtësit ekuadorian të Arsenalit, Piero Hincapie që të shohë t’i ttregohet kartoni i kuq nga arbitri për të njëjtën arsye.
Hincapie në një moment të sfidës iu afrua me zemërim kundërshtarit të tij dhe t’i fliste duke mbuluar gojën. Gimenez menjëherë iu drejtua arbitrit Vincic, i cili u thirr të shikonte episodin në sistemin VAR për të ndëshkuar më pas mbrojtësin ekuadorian me karton të kuq.
Top Channel