Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Mediat katalane konfirmojnë se marrëdhëniet mes Barcelonës dhe sulmuesit uruguaian janë mjaft të tensionuara, pasi futbollisti nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman, por njëkohësisht nuk pranon prishjen e parakohshme të kontratës që skadon verën e ardhshme.
Uruguaiani është gati të heqë dorë nga kontrata vetëm nëse merr rrogën edhe për sezonin e ardhshëm, por kjo ka acaruar jo pak drejtuesit e Barcelonës, të cilët e kanë kërcënuar Suarez se do ta lënë një vit në tribunë nëse nuk pranon largimin.
E ndërkohë që te Barcelona vijojnë diskutimet për gjetjen e një zgjidhjeje, situata monitorohet me mjaft interes nga Juventusi, që e sheh Suarez si alternativën e duhur për ta aktivizuar në majën e sulmit.
Bardhezinjtë kanë nevojë për një sulmues dhe siç e tha edhe trajneri Pirlo, sa më shpejt të jetë e mundur, duke qenë se kampionati fillon këtë fundjavë, ndërsa Suarez mbetet momentalisht zgjidhja e parë.
Por për të arritur te uruguaiani, duhet që ky i fundit të prishë kontratën me Barcelonën dhe më pas të japë një provim për të marrë pasaportën italiane, pasi momentalisht bardhezinjtë nuk kanë asnjë vend të lirë për ekstra-komunitarët.
Top Channel