Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler.

Cakaj bën me dije se gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit.

“Ky hap madhor nuk i bën drejtësi vetëm historisë, por edhe hap horizonte të reja për zhvillimin e shumë projekteve dobiprurëse mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit.” – shkruan Cakaj në Facebook.

Cakaj theksoi se pas njohjes formale, pritet të përmbyllen procedurat e nevojshme për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Patjetër, folëm edhe për shtyrjen përpara të disa projekteve të rëndësishme ekonomike e jo vetëm mes Shqipërisë e Izraelit.” – përmbylli reagimin e tij kryediplomati Cakaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA