Si është te xhirosh një film? Si është të shohësh skenat qe zhvillohen hap pas hapi? Sa ndryshe është kjo nga ajo qe na serviret në ekranin e madh! Patjetër që shumë adrenalinë ka në një shesh xhirimi dhe ne së bashku do të shohim se si xhirohet një film këtu në Universitetin e Arteve. Bëhet fjale për filmin “Profesionisti”, film ky me metrazh te shkurtër qe pritet të dalë ne vjeshtën e këtij viti.
Për regjisoren Atina Laco ky është filmi i saj i dytë. Këtë herë një drame me skenar të Ylljet Alickës.
Bëhet fjalë për një histori shumë të thjeshtë; Dikujt i vdes babi dhe në fillim të viteve ‘90 i duhet të gjejë një zgjidhje për ta mbajtur deri në ditën e mëpasshme në varrim dhe për ketë arsye vendos ta çojë në morg dhe aty bëhet gjithë situata kryesore e filmit!
Gjithë idea është që është një tregim i thjeshtë me anti-vlerët apo vlerat pas komunizmit. Ç’orientimi moral, shpirtëror deri në nivele korrupsioni. Korrupsion edhe me vdekjen, ky është mesazhi i filmit.
Por si është rituali për një aktor para sheshxhirimit?
“Rituali është ky. Vijmë, pimë kafe, pastaj bëjmë provat e tekstit, i përsërisim disa herë që te ambientohemi me zërin e njëri tjetrit dhe të dimë çfarë do themi. Të masim kohet, futemi ne xhirim dhe pastaj derisa të na shkojë. Sot e kemi bërë tetë herë këtë skenë!”
Top Channel