Fansat e Apple-it dhe entuziastët e fotografive iu drejtuan Marina Bay-t, në Singapor, të enjten, për hapjen e një dyqani të ri; i pari dyqan i Apple-it që qëndron mbi ujë.

Ndërtesa, që më herët ishte një klub nate, është një kupolë xhami që duket sikur pluskon mbi ujë, me në sfond, panoramën ikonike të Singaporit. Klientët që shpresojnë të hyjnë në dyqan,  në ditën e hapjes, janë detyruar të rezervojnë një vend në avancë, me një numër të kufizuar njerëzish që do të lejohen brenda për shkak të masave të marra për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Vizitorët janë të shumtë dhe nuk e fshehin entuziazmin e tyre. Për ta, mundësia për të hyrë në një dyqan kaq të rrallë, me një projekt mahnitës, është unike.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel