24/05 15:52
Samir Handanovic do të jetë pjesë e Interit për të paktën edhe dy sezonet e ardhshme, pasi mbrëmjen e sotme ka firmosur kontratën që do ta mbajë të lidhur me zikaltrit deri në verën e 2022-shit.
Portieri slloven luan te Interi që prej verës së 2012-ës, kur erdhi nga Udinese dhe një vit e gjysmë më parë mori edhe shiritin e kapitenit, ndërsa në total numëron 342 ndeshje zyrtare me fanellën zikaltër.
Pavarësisht se drejtuesit e Interit po përpiqen t’i gjejnë zëvendësuesin, 36-vjeçari vijon të mbetet një nga pikat më të forta të formacionit zikaltër dhe jo më kot i është ofruar edhe kontrata e re.
Top Channel