Ulja e siparit të garës spanjolle në Formula 1 ritheksoi edhe njëherë diktatin e Ljuis Hemilton, kampionit në fuqi të botës që po shkon drejt rikonfirmimit në fron e po e bën këtë përmes numrave impresionues. Britaniku dominoi që nga dritat e startit e deri në flamurin me kuadrate në ndalesën iberike, duke çuar në 37 pikë diferencën me ndjekësit në renditjen e pilotëve.

Ljuis e preu finishin 24 sekonda më shpejt se holandezi Verstapen por jo vetëm kaq. Me suksesin e fundit ai theu rekordin e legjendës Mikael Shumaker për numrin e podiumeve të arritur në karrierë, diçka të cilën me të gjitha gjasat do ta përmirësojë dukshëm në garat e mbetura.

Por Çmimi i Madh i Spanjës na mësoi të tjera gjëra nga bota e Formula 1 këtë sezon. Ajo që u premtua si një bashkëpunim ëndrrash mes Sebastian Fetel dhe Ferrarit në vitin 2015, po mbyllet në mënyrën më të shëmtuar, mes poilemikave dhe akuzave e madje përjashtimeve publike që po i bën skuadra italiane pilotit gjerman. Dhe jo vetëm kaq.

Në kampin e Mercedes, Valteri Botas është dorëzuar në betejën për titullin që do të shkojë në duart e Hemilton. Distanca 43 pikëshe imponon më shumë kujdes për të kapur vendin e dytë të Verstapen sesa për kampionatin. Kur duhen minimumi 7 gara nga fundi, ka ende 175 pikë në lojë për secilin, por qëndrueshmëria e Hemilton nuk lë vend për dyshime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA