Granit Xhaka nuk do të transferohet te Chelsea në merkaton e kësaj vere. Lajmi bëhet i ditur nga Sky Sports sipas së cilës, tratativat për kalimin e tij në Stamford Bridge dështuan dhe se mesfushori 33 vjeçar do të qëndrojë te Sunderland.

Në javët e fundit, Blutë e Londrës shfaqn interesin për kapitenin e Sunderland duke bërë edhe një ofertë për të, por Black Cats e refuzuan atë ofertë duke bërë të qartë se Xhaka është i pashitshëm.

Sipas Sky Sports, Granit Xhaka fillimisht u tërhoq nga ideja se do të punonte sërish me Xabi Alonson si në kohët kur ata ishin te Bayer Leverkusen dhe po e shqyrtonte këtë mundësi. Por pas bisedimeve me klubin, ai vendosi të qëndrojë te Sundërland. Mundësia për të drejtuar këtë skuadër në arenën evropiane sezonin e ardhshëm dhe ambiciet afatgjata të klubit ishin faktorët kyçë në vendimin e tij për të vijuar karrierën në ‘Stadium of Lights’.

Nga ana tjetër, Sunderland e konsideron Xhakën si një personalitet kyç brenda dhe jashtë fushës së lojës dhe mezi pret që ai të luajë një rol të rëndësishëm në klub në sezonin e ardhshëm.

Top Channel